EditTestamenti2 | |||||||||||||
1981
30 vjetori i Revolucionit të Pranverës së Kuqe të viti 1981 Me rastin e 30 vjetorit të Revolucionit të Pranverës së Kuqe të vitit 1981, po publikojmë 6 numrat e gazetës "Liria" Organ i Marksistë-Leninistëve të Kosovës, materialet e së cilës ishin frymëzimi kryesor për rininë revolucionare shqiptare të Kosovës dhe viseve të pushtuara shqiptare nën robërinë jugosllave. Meqë me rastin e 30 vjetorit të kësaj ngjarje nga më të rëndësishmet e historisë sonë kombëtare u organizuan shumë manifestime, tribuna e konferenca shkencore, ditët në vijim do të publikojmë shkrime të ndryshme të ish të burgosurve politikë dhe revolucionarë të Kosovës.
Prandaj, po ia lëmë të flasin ata që i paraprinë kësaj ngjarje e madhe, atyre që organizuan dhe drejtuan popullin tonë, e sidomos rininë tonë revolucionare të atyre viteve.
Është hera e parë që forcat e organizuara të asaj kohe më se të lavdishme, organizatorët dhe bartësit kryesorë të atij revolucioni që tronditi themelet e Jugosllavisë titiste, po merren seriozisht me organizimin e simpoziumeve, konferencave dhe tribunave shkencore, duke zbardhur me forcën e argumenteve dhe fakteve detajet e shkaqeve dhe arsyerave të shpërthimit të Revolucionit të vitit 1981, si dhe duke parashtruar mbarëvajtjen e e vërtetë të ngjarjeve të Pranverës së Kuqe 1981. Fotoja lart paraqet njërin nga momentet kulmore të demonstratave të organizuara dhe të drejtuara nga Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës, ku njëri nga drejtuesit e saj, Hydajet Hyseni, i njohur me pseudonimin Kaloshi, me megafon në dorë mbajti fjalimin e njohur në maje të blirit në rrugët e Prishtinës. Tarasi * * * *
* * * *
|
|