Jeta
Vepra
Kalendari
Për Shqipërinë
Për Kosovën
Problemet ndërkombëtare
Për Enver Hoxhën
Nga shtypi
Nyje
|
Poezi për Enver Hoxhën
Fadil SHYTI
DRITË LIRIE!
(Kushtuar Partisë Komuniste të Shqipërisë e themeluar nga strategu Enver Hoxha
me shokët e shoqet e tij të idealeve çlirimatre)
Kjo dritë e verboi fashizmin, kjo dritë e verboi kolaboriacionizmin
Kur trojet shqiptare, po rënkonin
nga thundra e robërisë,
Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi dritë-rrufeja,
Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë!
Rinia heroike shqiptare,
Po betohej me grushtat lart!
Komandant, Enveri i tha jo reaksionit,
Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë!
Qemail Stafë shkodrani,
Po e jepte kushtrimin:
Ta luftojmë fashizmin!
Ta bëjmë ribashkimin!
Lokemadhja Bije Vokshi,
Me revolver e bomba në duar,
Si Shote Galica e Norë e Kelmendit,
Ju bënte roje flakadanëve, për lirinë e vendit!
Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike,
Do lidhej si gjaku me zemrën,
Në qëndresë kundër nazi-fashizmit,
Përkrah rinisë heroike!
Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare,
Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
Do të luftonte tërë jetën krenare,
Përkrah "Shpatit", viganit të Shqipërisë!
Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza,
Babë Myslimi me shokë;
Kur e freskoi lajmi si era:
Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë!
Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali,
Po i bashkonte malësorët:
Do luftojmë për liri, o vdekje,
Deri t´i shporrim gjakësorët!
Si vetëtimë mbi male e qytete,
Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora!
Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët,
Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora!
Lufta e forcoi besën,
Lufta e kërkoi qëndresën,
Lufta kishte dhembje-gjaku!
Lufta, e rriste shpresën!
Lufta e vrau robërinë!
Lufta e vrau tradhtinë!
Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren!
Ta gëzojmë lirinë!...
U therrën keq, gjakatarët kryeneçë:
Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit,
Ikën andej nga erdhën:
U strukën në Romë si qyqet,
U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!
Ata që popujve liridashës,
Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:
I mbuloi tmerri dhe vreri:
Prandaj, e vranë veten!
Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit,
I ngrohu shqiptarët, nëpër botë:
Fikja e kësaj drite të madhe:
Kurrën e kurrës, nuk arrihet dot!
Suedi, Më 8 Nëntor 2006
* * * *
* * *
|
|