Flamuri
Enver Hoxha
Statuja

Një jetë në shërbim të popullit dhe Atdheut!

Enver Hoxha mban raportin
Në vend të testamentitm
Në vend të testamentit
klieshe
 
Faqja Kryesore Jetëshkrimi Fotoalbumi Librat Kontakti
 

Dokumenta kryesoreDitar70 veprat

 


Veç ditëlindje ka për Enver Hoxhën !

 

Prandaj, 16 Tetori, ditëlindja e shokut Enver Hoxha, është e do të mbetet një nga datat më të mëdha e më të shënuara në kalendarin e historisë sonë të lavdishme kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të udhëheqësit legjendar të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha!

 

16 tetori

110 Vjetori

 

 

110 vjetori i lindjes

Dokumentari "Enver Hoxha 1908 - 1985"
i pregatitur nga TV Dielli, Prishtinë, për nder të 110 vjetorit të ditëlindjes së udhëheqësit të madh dhe burrështetasit shqiptar Enver Hoxha

 

 

* * * *
* * *

 

Ditëlindjet e Enverit

Emision dokumentar kushtuar ditëlindjeve të xhaxhi Enverit

 

* * * *
* * *

 

 

Të dashur vëllezër e motra!
Të nderuar vizitorë e vizitore të faqes kushtuar

ENVER HOXHËS!

Faqja e re e internetit, këtij mediumi masiv elektronik, e titulluar sipas vet emrit të figurës nga më të shquarat e kombit shqiptar – ENVER HOXHËS, është vetëm një përpjekje sado modeste për ruajtjen dhe kultivimin e veprës së pavdekshme të Tij që na ka lënë trashëgim.

Tani për tani në këtë faqe jeni duke parë vetëm një pjesë të cunguar të biografisë dhe sigurisht se do pyeteni, pse nuk ka asgjë tjetër. Faqja është në punim e sipër dhe për disa shkaqe teknike ka ngelur kështu, por jo edhe për shumë kohë. Ne e kemi lëshuar kështu këtë faqe për të Enveri duke punuar shënuar një hap drejt qëllimit pikërisht me rastin e ditëlindjes së 99-të të Enver Hoxhës.

Është kjo një faqe, përmes së cilës duam të nxisim një debat publik në opinionin shqiptar, e pastaj edhe ate botëror, lidhur me jetën dhe veprën e Enver Hoxhës, këtij burrështeti shqiptar, i cili për një gjysmëshekulli drejtoi kombin dhe shtetin shqiptar. Kjo nga vet fakti se partitë politike në Shqipëri, qofshin ato që dje ishin në pozitë e sot në opozitë, qofshin ato që dje ishin në opozitë e sot janë në pozitë, e sidomos disa parti politike dhe krerë politikë në Kosovë, qe më shumë se një dekadë po vjellin helm e vrerë mbi këtë personalitet të shquar të kombit tonë, pa lejuar për asnjë moment që lidhur me këtë çështje të shqyrtohet arkivi dhe që dokumentacioni të bëhet publik. Përkundrazi, janë marrë vesh mes vete dhe kanë lidhur edhe marrëveshje që dosja "ENVER HOXHA" të mbyllet për dekada të tëra nën dryrin e hekurt të heshtjes. Por historia nuk fshihet dot as me plafët më të rëndë, as me dry të hekurt. Pastaj, bëhet fjalë për një gjysmë shekulli, e jo për një gjysmëdite! Prandaj ngrisim zërin duke thirrur:

STOP heshtjes!

Të hapet arkivi dhe të bëhet publik për të gjitha shtresat e popullsisë!

Faqja e hapur e internetit do të bëhet një katalizator në ndriçimin, ruajtjen dhe kultivimin e veprës së Enver Hoxhës. Përmes kësaj faqe do të përpiqemi që përmes mediave elektronike t’ua mundësojmë të gjitha shtresave të gjera të popullsisë të njihen më për së afërmi me veprat e shkruara të Enver Hoxhës (tani tabu temë në trojet shqiptare). Pra, do fillojmë të botojmë përmes internetit të gjitha veprat dhe librat e Tij. Lexuesit le të vlerësojnë e të gjykojnë vetë për to. Ne do i japim pa ndonjë censurë. Do të përpiqemi të sjellim edhe dokumentacion autentik origjinal, pa i komentuar ato.

Kjo faqe do ketë edhe një rubrikë për krijuesit e rinj të prozës e të poezisë, të cilët do provojnë pendën e tyre pikërisht në faqen kushtuar Enver Hoxhës.

Në këtë rrugë kemi nevojë edhe për ndihmën tuaj, lexues të nderuar. Prandaj na shkruani. Pranojmë çdo lloj kritike dhe sugjerimet tuaja të çmuara.

Redaksia
16 tetor 2007