EditTestamenti2
klieshe
 
Faqja Kryesore Jetëshkrimi Fotoalbumi Librat Kontakti
 

 


Kronologjia jetësore e shokut Enver Hoxha

 

16 tetor 1908
Enver Hoxha lindi në Gjirokastër më 16 tetor 1908 në një familje me tradita të njohura patriotike.

 

28 Nëntor 1912
Ismail Qemali Vlorë 1912 Hysen Hoxha Xhaxhai i Enver Hoxhës, Hysen Hoxha, merr pjesë në Kuvendin e madh të Vlorës kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.

 

1917 – 1924
Enver Hoxha ndjek mësimet në shkollën qytetëse "Drita" të Gjirokastrës.

 

1924 – 1927
Enver Hoxha ndjek studimet në Liceun francez në Gjirokastër.

 

1927 – 1930
1928 Liceu i Korçës Vazhdon ndjekjen e mësimeve në Liceun e Korçës

 

Qershor 1924
Revolucioni demokratiko-borgjez në Shqipëri me Fan Nolin në krye.

 

Dhjetor 1924
Ahmet Zogu, me ndihmën e mbretërisë serbe përmbys me dhunë qeverin demokratike të Nolit.

 

1927 – 1930
1927 Ali Kelmendi Vitet e qëndrimit në Korçë për të përfunduar Liceun luajtën rol të rëndësishëm për formimin dhe edukimin revolucionar të të riut Enver Hoxha. Këtu ai u afrua me punëtorët korçarë, ra në kontakt përmes tyre me literaturë e ide komuniste dhe u lidh me lëvizjen e atëhershme komuniste.

 

Tetor 1930
1930 Montpellier Enver Hoxha fiton të drejtën për shkencat politike e historike, bursa iu dha për në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (specialiteti i biologjisë) në Universitetin e Monpeljesë, Francë.

 

Mars 1934
1934 Paris I ndërpritet bursa nga Monpeljeja e shkon në Paris ku qëndron gjer nga fundi i vitit 1935. Për të siguruar mjetet më minimale të jetesës kryen punë të rëndomta e të rastit dhe njëkohësisht ndjek leksionet në Fakultetin e Drejtësisë, futet në ambientet e punëtorëve parizianë, frekuenton klubet e edukimit marksist të PK të Francës, krijon lidhje me organin e KQ të PKF "Ymanite".

 

1936
Universiteti Brüssel Arrin të sigurojë punë në Bruksel, si nëpunësi i vetëm i konsullatës shqiptare në Belgjikë, por pas disa muajsh, në fillim të verës 1936, pushohet nga qeveria shqiptare për pikëpamjet e tij revolucionare dhe sepse zyrën e vetme të konsullatës e kishte mbushur me literaturë marksiste.

 

Korrik 1936
Shtator 1936 1936 Enver Hoxha kthehet përfundimisht në atdhe dhe prej këtyre momenteve ia kushton përpjekjet dhe qëllimin e jetës së tij luftës për çlirimin e popullit.

 

29 korrik 1936
Betimi që bëri më 29 korrik 1936 mbi varrin e Bajo Topullit në Gjirokastër se ai dhe gjihë të rinjtë do të luftonin "për një Shqipëri më të mirë", "për mbarëvajtjen e atdheut", "për bashkimin e vërtetë të kombit", ishte një program lufte për të.

 

Fundviti 1936
Pasi mbetet muaj të tërë pa punë, për njëfarë kohe jep mësim si pedagog i jashtëm në gjimnazin e Tiranës.

 

Prill 1937
Pilo Peristeri Enver Hoxha mundi të sigurojë një vend si profesor në Liceun e Korçës. Shumë shpejt Enver Hoxha rivendos lidhjet me Grupin Komunist "Puna" të Korçës dhe, me horzontin teorik e veprimtarinë e tij praktike, bëhet një ndër anëtarët më aktivë e më me perspektivë të lëvizjes komuniste në Shqipëri.

 

Prill 1939
Demonstrata 5.04.1939 Demonstrata 28.09.1939 Në pragun e pushtimit fashist të fashist të Shqipërisë Enver Hoxha, së bashku me gardën e vjetër të komunistëve korçarë, verpoi me të gjitha forcat për mobilizimin e vullnetarëve, për organizimin kudo të qëndresës popullore dhe udhëhoqi demonstratat e gjera që shpërthyen edhe në Korçë si anembanë Shqipërisë.

 

Dhjetor 1939
Veprimtaria e tij revolucionare mori hov pas pushtimit, gjë që u ra shpejt në sy fashistëve, të cilët në dhjetor 1939 e pushuan nga puna me motivacionin:"element kundër regjimit".

 

Janar 1940
Bari 1939 Me kërkesën e tij dhe me vendim të qendrës së Grupit Komunist të Korçës, në janar të vitit 1940 Enver Hoxha u dërgua në Tiranë me detyrë që të zgjeronte mbi baza të shëndosha veprimtarinë e grupit, duke punuar njëkohësisht për të organizuar lëvizjen antifashiste në kryeqytet e në krahinat e tjera të vendit. Që nga këto momente për Enver Hoxhën nis rruga e gjatë, e vështirë dhe e lavdishme e revolucionarit profesionist.

 

Nga janari 1940
Qemal Stafa, 1920-1942 Vasil Shanto, 1913-1944 Dega e Grupit Komunist të Korçës në Tiranë, me Enver Hoxhën në krye, u kthye në një qendë të rëndësishme të lëvizjes komuniste e antifashiste në kryeqytet.

 

Deri në tetor 1941
Enver Hoxha e mbulon veprimtarinë e tij revolucionare me "profesionin e shitësit-tregtar" në dyqanin "Flora", kurse pas demonstratës së 28 tetorit 1941 u hodh në ilegalitet.

 

28 tetorit 1941
1941 Enver Hoxha hidhet në ilegalitet.

 

8 nëntor 1941
Pas dy vjetësh pune të palodhur e të pandërprerë në kushtet e rënda të terrorit fashist, Enver Hoxha bashkë me komunistët e vërtetë shqiptarë kryen veprën që do të shënonte kthesën rrënjësore në fatet e popullit e të vendit tonë: themeluan Partinë Komuniste të Shiqipërisë, udhëheqësen besnike që do t’i tregonte popullit rrugën e luftës për çlirim kombëtar e shoqëror e më pas rrugën e socializmit.

 

8–14 nëntor 1941
eh 11.1941 Mbledhje Themeluese (8-14 nëntor 1941) e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Komitetit Qendror të Përkohshëm dhe, ndonëse nuk u caktua asnjë sekretar i KQ, ai u ngarkua me drejtimin e punëve të KQ të Përkohshëm.

 

14 nëntor 1941
Dorës së Enver Hoxhës, në bashkëpunim me Qemal Stafën, i takonjë, në këto momente dy dokumentet e para programatike të PKSH, ku përcaktohen bazat politike, ideologjike e organizative të Partisë dhe çështjet themelore të vijës së saj të përgjithshme: "Rezolucioni i Mbledhjes Themeluese" dhe "Thirrja e KQ të PKSH drejtuar popullit shqiptar".

 

23 nëntor 1941
Enver Hoxha merr pjesë dhe drejton në emër të KQ të PKSH, mbledhjen për themelimin e Organizatës së Rinsë Komuniste Shqiptare.

 

Dhjetor 1942 – mars 1943
I njohur në Parti e në radhët e simpatizantëve me pseudonimet "Tarasi", "Shpati", "Valbona", "Hasani", "Saliu", "Malo" etj., duke u paraqitur herë si punëtor e herë si tregtar e intelektual, ai gjatë gjithë vitit 1942, në kushtet e terrorit e të ilegalitetit më të rëndë zhvillon një veprimtari të dendur e të fryshme revolucionare në kryeqytet, duke pasur deri në mars të vitit 1943 edhe detyrën e sekretarit politik të Qarkorit të Tiranës.

 

Dhjetor 1942
Nga mesi i dhjetorit 1942 e gjer në maj 1943 vepron kryesisht në zonë e Elbasanit e në Tiranë.

 

Prill 1942
Me iniciativën dhe nën drejtimin e Enver Hoxhës zhvilloi me sukses punimet Konsulta e Parë e Aktivit të PKSH.

 

Qershor 1942
Nën drejtimin e Enver Hoxhës mbahet me sukses Konferenca e Jashtëzakonshme e
PKSH-së.

 

Shtator 1942
Konferenca e Pezës e organizuar me iniciativën e PKSH-së e personalisht të Enver Hoxhës, hodhi themelet e Frontit Nacionalçlirimtar, si një organizatë politike ku do të realizohej bashkimi luftarak i popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH.

 

Mars 1943
Nën drejtimin e Enver Hoxhës zhvilloi me sukses punimet Konferenca e Parë e Vendit e PKSH-së. Konferenca e Parë e vendit, e cila për problemet e mëdha që analizoi e vendimet historike që mori, pati rëndësinë e një kongresi partie, e zgjodhi Enver Hoxhën anëtar të Byrosë Politike dhe Sekretar të Përgjithshëm të PKSH-së.

 

Mes maji 1943
Nga mesi i majit 1943 largohet nga Tirana dhe deri në çlirimin e plotë të vendit drejton e udhëheq Partinë, Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe shtetin e ri popullor nga krahinat e qytetet e Elbasanit, Korçës, Skraparit, Përmetit, Beratit etj.

 

Korrik 1943
eh 08.1943 Enver Hoxha zgjidhet Komisar Politik i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.

 

Maj 1944
Enver Hoxha zgjidhet Komandat i përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Ai vuri gjithë aftësitë e talentin e tij për krijimin, rritjen e kalitjen e UNÇSH si një ushtri e popullit.

 

Shtator 1943
Konferenca Il Nacionalçlirimtare e thirrur me iniciativë të KQ të PKSH e personalisht të Enver Hoxhës, i shpalli këshillat nacionalçlirimtarë si të vetmin pushtet të popullit në Shqipëri, duke goditur ambiciet e shpresat për pushtet të reaksionit të brendshëm dhe planet e anglo-amerikanëve që manovronin me grupimet e ndryshme të tij, brenda e jashtë vendit.

 

Dimër 1943 – 1944
Mësymja e përgjithshme e ushtrisë naziste dhe bashkëpunëtorëve të tyre kundër forcave partizane dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë. Në gjithë këtë periudhë, veçanërisht në dimrin e rëndë të viteve 1943-1944, Enver Hoxha, në krye të KQ të PKSH e të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ, zhvillon një veprimtari intensive e jep një kontribut të shquar me rëndësi vendimtare për ruajtjen, rritjen dhe forcimin e pandërprerë të Partisë, të këshillave nacionalçli-rimtarë e të UNÇ edhe në situatat e reja, tepër të rënda e të ndërlikuara, që u krijuan nga hyrja në Shqipëri e pushtuesit nazist.

 

24 maj 1944
Me propozim të KQ të PKSH më 24 maj 1944 filloi punimet Kongresi I Parë Antifashist Nacionalçlirimtar i popullit shqipëtar, Kongresi i Përmetit, i cili themeloi shtetin shqiptar të demokracisë popullore. Komiteti Antifashist, që doli nga ky Kongres ishte, faktikisht, qeveria e parë demokratike popullore e Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i PKSH, Enver Hoxha, u emërua President i këtij Komiteti.

 

Tetor 1944
Mbledhja e Dytë e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar u mbajt në Berat dhe vendosi shndërrimin e Komitetit Antifashist në Qeveri Demokratike Provizore të Shqipërisë. Enver Hoxha u emërua Kryeministër.

 

28 Nëntor 1944
Pas 5 vjetësh lufte e përpjekjesh titanike, Qeveria e parë demokratike popullore në Shqipëri, me kryeministër Enver Hoxhën, hyn në Tiranën e lirë.

 

1944 – 1945
eh 12.1944 Qysh në vitet e para pas Çlirimit Enver Hoxha udhëhoqi Partinë dhe popullin në rrugën për zhdukjen e pozitave të kapitalit të huaj në Shqipëri.

 

11 janar 1946
Asambleja Kushtetuese, duke shprehur vullnetin e popullit, e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, zgjodhi qeverinë e re dhe Enver Hoxhën e ngarkoi me detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Që nga kjo legjislaturë e parë, vazhdimisht Enver Hoxha është zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor. Si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme në vitet e para të jetës së shtetit të ri shqiptar, Enver Hoxha me një politikë të mençur, të guximshme e largpamëse dha kontributin e vet të paçmuar për njohjen e Shqipërisë së re dhe mbrojtjen e të drejtave të saj në arenën ndërkombëtare.

 

1945 – 1946
Shtetëzimet me karakter demokratik e revolucionar dhe krijimi i sektorit socialist në ekonomi.

 

Shtator 1946
Në krye të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqës në Paris, Enver Hoxha shprehu vullnetin e popullit shqiptar në mbrojtje të interesave e të drejtave të veta sovrane dhe demaskon botërisht synimet aneksioniste të shovinistëve fqinjë e manovrat reaksionare antishqiptare të fuqive imperialiste.

 

1946 – 1947
Reforma Agrare dhe Arsimore në Shqipëri.

 

Nëntor 1948
Nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përgatit e zhvilloi punimet me sukses të plotë Kongresi I i PKSH-së, i cili hartoi programin e plotë të ndërtimit të bazave ekonomike të socializimit në Shqipëri.

 

1949 – 1953
Enver Hoxha udhëhoqi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me sukses në luftën e pashpalluar anglo-amerikane dhe reaksionit shqiptar të ndihmuar dhe financuar nga këto dy superfuqi, duke u shkaktuar dëme të pakonsiderishme materiale dhe njerëzore.

 

Shkurt 1957
Raporti që mbajti Enver Hoxha në Plenumin e KQ të PPSH të shkurtit 1957, ndonëse për arsye taktike nuk e atakonte me emër udhëheqjen sovjetike, në tërë përmbajtjen e tij është kundërvënia e plotë dhe pa ekuivoke e PPSH ndaj vijës revizioniste të zyrtarizuar në Kongresin XX të PK të BS e të përqafuar nga gjithë hrushovianët e vendeve të tjera.

 

Qershor 1960
Enver Hoxha, në krye të Byrosë Politike të KQ të PPSH, luajti një rol të shquar për zbulimin dhe dështimin e komplotit hrushovian të "Mbledhjes së Bukureshtit"

 

Nëntor 1960
Enver Hoxha shkon në Moskë, në krye të delegacionit të KQ të PPSH, për të marrë pjesë në Mbledhjen e 81 Partive Komuniste e Punëtore të Botës.

 

11 prill 1985
eh 1984 Në moshën 77 vjeçare vdiq njëra nga figurat më të mëdha të kombit, ENVER HOXHA, duke na lënë trashëgim një vepër të tërë dhe të pavdekshme.

 

 

Letrat e lexuesve
E re Arkivi E re