EditTestamenti2
klieshe
 
Faqja Kryesore Jetëshkrimi Fotoalbumi Librat Kontakti
 

E re

Letrat e lexuesve

 

Përshtypjet e vizitorëve

 

Të dashur e të nderuar lexues

Siç ju kemi premtuar, po fillojmë me botimin e letrave të lexuesve. Nëse dikush nuk do e shoh letrën e tij mos të dëshpërohet, sepse ne e kemi të vështirë t'i botojmë të gjitha. Se do ketë një vërshim të tillë të letrave, ne nuk e kemi pritur kaq shpejt, prandaj as nuk kemi qenë të përgatitur për këtë.

Fillimisht do publikojmë letrat me pseudonime apo emra të shkurtuar. Më vonë, sipas kërkesës së lexuesve të veçantë, mund t'i publikojmë edhe me emra të plotë.

Gjatë publikimit të letrave, do të ketë të ngjarë që pas letrës së ndonjë lexuesi të japim edhe përgjigjet e redaksisë . Kjo do bëhet vetëm në ato raste kur redaksia e sheh të arsyeshme se një gjë e tillë do ndihmojë më shumë lexuesit për ndonjë sqarim eventual, siç është rasti ta zëmë pas letrës së Agronit nga Prishtina, i cili na i tërheq vërejtjen për gabimet e lëshuara në faqen tonë të internetit.

Nga shkrimet e para përshëndetëse për iniciativën tonë për të bërë debat publik dhe për të zbardhur sa më shumë nga jeta dhe vepra e Enver Hoxhës ishte ajo e Vërrinit, prandaj edhe po i botojmë të parat.

Redaksia
29.10.2007

 

* * * *
* * *

 

 

18.10.2007

emri: Lavdi
mbiemri: Enver Hoxhes

Përshendetje vëllezër!

Ju përgëzoj për faqen. Besoj se do ta pasuroni më tej. Desha të ju pyes se si mund t'ju ndihmoj. Kam këngë, video dhe fotografi. Disa mund t'i shikoni ketu:

http://www.youtube.com/verrini

Gjithe te mirat!

Verrini

* * * *
* * *

 

19.10.2007

I dashur shok e vëlla!

Të falënderoj nga zemra që më je përgjigjur kaq shpejt. Nuk e prisja. Përpjekjet tuaja i çmoj pafundësisht sepse nuk është punë e lehtë.

Nuk ka nder më të madh se sa të mbrosh sot figurën e heroit të heronjve. Dje kishte mjaft servilë që i qëndronin afër. Ata shpejt e mohuan madje e shanë dhe e fyen në mënyrat më të ulta. Prandaj detyrën që e keni marrë përsipër ta plotësoni me faqe të bardhë.

Nga unë do të keni përkrahje në çdo kuptim. Vetëm më njoftoni se si mund t’ua dërgoj materialet. E kam fjalën për formatin elektronik (mp3, Word, pdf etj.)

Ju uroj mirësi dhe suksese.

Vërrini

* * * *
* * *

 

19.10.2007

Te nderuar bashkatdhetarë

Me lejoni qe ne emrin tim, te familjes dhe shume te njohurve te ju sjell pershendetjet e urimet me te mira. Ju pergezoj per punen e mire atdhetare qe beni per informimin e bashkatdhetarve. Sado qe figura e shokut Enver Hoxha sot eshte me e sulmuara nga reaksioni i brenshem e i jashtem dhe shume te tjere te manipuluar e mashtruar prej tyre, pa e lexuar dhe studjuar veprat e krijimtarine e tij atdhetare e shkencore ne sherbim te interesave te atdheut e popullit, Enver Hoxha mbetet figura me e larte dhe me e nderuar ne historinë e kombit shqiptar, dhe figura me e shquar politike nderkombetare e kesaj periudhe. Mik i popujve e forcave perparimtare kudo ne bote dhe armik i tradhetisë e forcave te erreta shtypese e shfrytezuese armike te popujve dhe qyteterimit te vertete boteror.

Dritani
Bochum, 19.10.2007

* * * *
* * *

 

20.10.2007

E përshendes nismen tuaj për këtë faqe. Është e domosdoshme.

Miqësisht dhe shoqërisht ju sugjeroj t'i eliminoni gabimet gjuhësore që permbanë kjo faqe momentalisht!

Shëndet, suksese!

Agroni

 

Pas kësaj vërejtje, që ishte më se me vend, kontrolluam dhe vërejtëm se vërtetë kishim lëshuar ca gabime teknike dhe gjuhësore të cilat i eliminuam menjëherë. Por, kjo nuk do të thotë se nuk do përsëriten edhe në të ardhmen. Në punë e sipër mund edhe të na lëshohen gabime gjuhësore, teknike, ortografike, sintaksore. Prandaj u jemi mirënjohës të gjithë atyre lexuesve të cilët vërejnë ndonjë gabim, çfarëdo qoftë ai, dhe na njoftojnë, kështuqë ne do kemi mundësi t'i eliminojmë ato.

Agronit i falenderohemi sinqerisht.

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

20.10.2007

Pershendetje,

Blogu yne virtual pa censurë, kompilojë disa te dhëna që na i derguat lidhur me jetën dhe veprën e strategut të madh shqiptar, të ndjerit Enver Hoxha. Ato pak të dhëna biografike sot mund t'i gjeni në webin Floart-Press (www.bruqi.com)

Faleminderit per bashkëpunim.
Me respekt,

Mr.sci.Flori Bruqi, moderator

 

* * * *
* * *

22.10.2007

Keshtu flasin e shkruajnë burrat e medhenj.

Atehere titistet thonin, siç e ka ceke edhe vete shoku Enver, se: "Shqiperia e Enver Hoxhes po na perzihet ne punet tona te brendshme". Ndersa pas 90-tave i keni degjuar ne vazhdimesi titistet e vjeter dhe te rinj duke thene se shqiptaret nga Shqiperia londineze as qe kishin ditur se ku i bjen Kosova dhe viset tjera te okupuara nga sllavet, ndersa vete Enver Hoxha e ka shitur Kosoven dhe keto teritore.

Tani ju titiste, ciletdo qofshi, te rinje apo te vjeter, shifne veten ne pasqyre dhe tregoni se cilat deklarime i keni te "verteta".

Axhoku

* * * *
* * *

23.10.2007

Përshëndetje

Ju përgëzoj për nismën e mbarë, të qëlluar dhe shumë të nevojshme (domosdoshme).

Nuk mendoj që duhet të bëheni cenzurues të hekurt, por shpresoj, që nuk do lejoni, që në këtë faqe të shkarravisin kodoshët, koktulët, pisat (që fatkeqësisht ka shumë) dhe të shajnë e fyejnë spiunët e të gjitha kohrave.

Me respekt

Fehmi Berisha
Cyrih, 23 tetor 2007

* * * *
* * *

23.10.2007

Pershendetje nga Kosova,

Ne webin www.bruqi.com kemi botuar 3 shkrime per Kosoven - Shqiperine te strategut tone te madh Enver Hoxha.

Me respekt,

Mr.sci.Flori Bruqi,moderator
Ne Prishtine,23.10.2007

* * * *
* * *

26.10.2007

I dashur shok e vëlla Tomorr!

Faleminderit për përgjigjen. Unë ditët e ardhshme do t’u dërgoj shumë këngë. Kam tri vëllime të “Enver Hoxha në këngët e popullit” (janë me qindra). Është mirë të hapet një rubrikë e veçantë po me këtë titull, ku përmblidhen tekste këngësh nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.

Unë sa i përket ndërtimit të një faqeje internetit nuk jam shumë i përparuar. Po ja ka djem Shqipëria si ju. Kam porosi nga shumë shokë që t’u mbështesim edhe ekonomikisht. Do të na vinte keq nëse nuk do ta pranonit. Kjo faqe e artë duhet mbajtur me çdo kusht.

Lavdi për jetë të jetëve Komandantit të pavdekshëm Enver Hoxha!

Natën e mirë shok i dashur.

Vërrini

 

26.10.2007
I dashur dhe i nderuar shok Vërrini

Sapo mbarova me regjistrimin e këngëve që më dërgove dhe desha që të shkoj në shtëpi për të pushuar, kur papritur mora e-mailin tënd.

Të falemnderit shumë për ofertën tënde dhe të shokëve tuaj. Por, ne nuk do kishim mundur të pranojmë njëherë përnjëherë mjete, sepse jemi deri diku në gjendje të përballojmë këtë projekt. Por, nëse do paraqitet nevoja do t'ju drejtohemi.

Shqipëri unë quaj çdo skutë të viseve shqiptare, aty ku bukës i thonë bikë e ujit ujë. Prandaj edhe nuk më vie keq nëse dikush do të thotë se qenkemi nga Shqipëria. Unë jam shqiptar dhe vie nga një kënd i Shqipërisë.

Natën e mirë shok Vërrini

U takofshim nëpër llogore të luftës së madhe për çlirimin e Atdheut dhe bashkimin tonë kombëtar.

Për redaksinë
Tomorri

P.S.
Njëkohësisht duam të njoftojmë Vërrinin, por edhe lexuesit e tjerë se në plan veç e kemi pasur botimin e këngëve popullore dhe folklorike kushtuar Enver Hoxhës. Për këtë ne veç kemi filluar me grumbullimin e këngëve. Ndërsa sugjerimi i Vërrinit na ka shtyrë që këtë punë të cilën ne e kemi menduar për më vonë, diku pas gjashtë muajsh, do e ngutim për disa muaj më herët. Këso sugjerime e ide janë të mirëpritura në çdo koohë nga ne, sepse, edhe qëllimi që i kemi vënë vetes është që të studjohet në mënyrë gjithëpërfshirëse kjo figurë e ndritur e kombit tonë.

 

* * * *
* * *

26.10.2007

Pershendetje

Ju falenderoi per informimin e juaj te regullt reth ndryshimeve te ueb-faqes. Tani e kam te njohur adresen dhe e vizitoj regullisht, prandaj nuk kam nevoj per informim te regullt.

Ju falenderoj per mirkuptim.
çdo te mir,
Gzimi

* * * *
* * *

27.10.2007

Në rininë time shumëherë në ëndërr e kam parë Shqipërinë dhe Enver Hoxhën!

Në krahinën ku unë kam lindur dhe jetoj ç'prej kohësh është një thënie popullore: "Atij që nuk e ka bishtin ia ngjesim, atij që e ka ia hjekim". Kjo do të thotë: nuk lejohet të prezantohet figura e njerëzve ashtu si është në të vërtetë!

Enver Hoxhës, burrështetasit historik të kohës, i bëhet nderë duke prezantuar figurën e tij reale dhe veprimtarinë në kontekstin kohor dhe rrethanat ekzistuese në Shqipëri dhe rreth saj në epokën e Tij!

Gjeneratat e tashme dhe ato të ardhshme le të nxjerrin konkluzione dhe gjykojnë në kontekst me kohën dhe raportet ekzistuese, sociale, ekonomike, kulturore mbrenda gjeografisë shqiptare dhe njëkohësisht raporteve regjionale - ballkanike, evropiane dhe botërore kur jetoi dhe veproi Enver Hoxha!

Zhvillimit, ngritjes dhe rritjes së kombit shqiptar nuk i kontribohet duke mjegulluar, injoruar apo konzervuar historinë të cilën e krijoi Enver Hoxha me bashkëkohësit e tij. Ajo që ka ndodhur nuk mund të rikthehet kurrë, por është obligim i dijetarëve, në rend të parë publicistëve dhe historianëve që t'ua prezantojnë brezave të rinj historinë, gjithnjë duke u bazuar në parime dhe kritere shkencore, në mënyrë ajo të mos harrohet dhe kuptohet drejtë! Një historian amerikan thotë: "Historia është kujtesë njerëzore pa të cilën njeriu bie në nivel më të ulët se shtazët".

Për fatin dhe fatkeqësinë tonë kombëtare, shumica e liderëve aktual politik si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri i janë qasur një procesi antihistorik, i cili padyshim ata një ditë do t'i sjellë në shtyllën e turpit dhe plehun e historisë!!!

Unë ju përgëzoj për këtë projekt dhe uroj që të dilni dinjitoz dhe faqebardhë para kombit, kohës dhe historisë. Zoti i plotfuqishëm ju ndihmoftë dhe shpërbleftë për punën tuaj!

Me respekt,

Seisrahokas
27 tetor 2007 Kastrat, Besianë

* * * *
* * *

27.10.2007

Ju pershendes ne punen qe keni filluar. Eshte duhur nje faqe e internetit kesisoji edhe me heret, por me mire vone se kurre.

Vepra dhe puna e Enver Hoxhes duhet te jete prezente. Le ta vlersojnë se kush sipas parimeve te tij. Koha do ta tregoje te verteten. Mund qe vepra dhe puna e Enverit eshte ngrite me lart se ku e ka radhen, mund te jete qe edhe nuk eshte ngrite ne nivel te duhur. Eshte periudhe e shkrurter per ta vlersuar punen e tij me gjate se 45 vjeçare.

Le te jete kjo per historine, historia le ta vlersoje punen e tij, por jo historianet e PD, partise se Sali Berishes qe nuk shohin me shume se nje meter perpara dhe mendojne se historia fillon me formimin e pluralizmit ne Shqiperi.

Edhe nje here ju pershendes,

Hysniu

* * * *
* * *

27.10.2007

Të nderuar shokë të redaksisë

Pos përshëndetjes dhe përgëzimin për iniciativën tuaj të guximshme dhe të domosdoshme për studime historike të një epoke jo fort të largët, do ju kisha sugjeruar për një korigjim në shprehje, ta zëmë në fjalinë:

Te dashur dhe nderuar lexues e lexuese.

Mendoj që duhet të jetë vetëm " lexues", sepse çdo kund thuhet p.sh.: "Nxënësit e shkollës "Qemal Stafa" janë lexues të rregullt të bibliotekës..." ; ose: "Gazeta jonë ka shumë lexues" etj.

Gëzuar dhe punë të mbarë

Syrigana

* * * *
* * *

27.10.2007

Pershendetje i nderuar,
Po, lejoheni te huazoni shkrimin e permendur, nga ....

Ju deshiroje suksese ne punet tuaja.
Dini

* * * *
* * *

28.10.2007

Vëllezër e motra të idealeve tona revolucionare!

Web-faqen tuaj e mora, qenka e merkullueshme si vet vepra e Gjeniut Enver!
Ju uroj suksese në rrugën tonë të ndritur!

Juaji Uragani

* * * *
* * *

28.10.2007

E nderuara redaksi e ueb faqes enver-hoxha.com me jejoni që të ju përshëndes dhe njëkohësisht të uroj të gjitha të mirat nga Qyteti i Vushtrrisë-Kosovë.

Faqja juaj më ka lënë përshtypje të mira, pasi vë në pah figurën e Enver Hoxhës, PO ASHTU Nëpërmjet imazheve dhe fakteve të shumta,tregon për biografinë dhe veprimtarin e tij..

Me respekt të veçantë:

Dini
Vushtrri-Kosov/ë

 

* * * *
* * *

29.10.2007

Të dashur shokë,

Duke Ju dëshiruar shëndet të embël dhe të plotë, si dhe rezultate gjithnjë në ritje në punën Tuaj të sa të vlefshme po aq edhe me përgjegjësi, Ju falenderoj nga zemra për njoftimin që më betë. Ju siguroj, se do jem vizitor i rregullt i kësaj faqeje dhe faqeve tjera simotra:www.enverhoxha.info dhe www.PKSH.org!

Ju përshendes me grushtin lart!

Sejda, Prishtinë, Shqipëri Natyrale


* * * *
* * *

02.11.2007

Të dashur shokë të idealeve

Ju falemnderit, për kënaqësinë që ndjeva në shpirtë, posa mësova për fillimin e punës edhe të një faqeje, për jetën dhe vepren e birit të popullit dhe klasikut të pestë të ideollogjisë së kllasës punëtore.
Duke pasqyruar jetën dhe vepren e shokut Enver, pasqyrohet epoka më e lavdishme e popullit tonë!

Me rrespekt për punën Tuaj, Perparim Lesi, Besianë

 

 

Letrat e lexuesve
E re Arkivi E re