klieshe

Nga shtypi dhe mediat elektronike

 

 

 

Agjencioni FLOART - PRESS (www.bruqi.com)
28.11.07

 

Shkruan: Mr.sci.Flori Bruqi Pro et contra: Enver Hoxhës

 

 

Enver Hoxha ishte lideri i Shqipërisë për 45 vjet, nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vdekje (1985), në cilësinë e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës (Partia Komuniste). Ka mbajtur postin e Ministrit të mbrojtjes në vitet 1944-1953, të Ministrit të punëve të jashtme në vitet 1946-1953 dhe të Kryeministrit në vitet 1946 - 1954.

 

Rinia dhe shkollimi

Lindi më 16 Tetor 1908 në lagjen "Palorto", Gjirokastër (Shqipëri), në familjen e një nëpunësi që për shumë vite kishte emigruar në Amerikë. Mësimet e para i mori në Gjirokastër,pastaj vijoi studimet në Liceun e Korçës. Në vitin 1930 shkoi të studionte, me një bursë studimi shtetërore, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Montpelje të Francës, por shumë shpejt e la. Pas një viti në Fakultetin e Biologjisë ai shkoi në Paris ku kërkoi të studionte në Fakultetin e Filozofisë. Në Nëntor të 1933-tës la Parisin për të punuar si sekretar në Konsullatën Shqiptare në Bruksel. Aty filloi studimet universitare në Fakultetin e Jurisprudencës dhe vazhdoi me korrespondencë studimet e filluara në Paris. Për shkaqe politike u pushua nga puna dhe në vitin 1936 u kthye në Shqipëri.

 

Politika dhe Partia e Punës

Më 1936 u njoh me Ali Kelmendin. Më pas hyri në Grupin Komunist të Korçës, dhe filloi të punojë si profesor në Liceun Francez të Korçës. Më 7 Prill 1939 me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste u pushua nga puna si profesor në Liceun Francez për shkak se nuk pranoi të regjistrohej në partinë fashiste shqiptare. Nga Korça shkoi në Tiranë ku filloi të punoje si profesor në Gjimnazin Shtetëror, nga ku pas një kohe të shkurtër u pushua nga puna. Me ndihmën e disa shokëve gjeti punë në një dyqan cigaresh ku u ndihmua nga komunistët jugosllavë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Me themelimin e saj më 8 Nëntor 1941 ai u zgjodh si anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Pas përpjekjeve për formimin e Frontit Nacional-çlirimtar u dënua me vdekje, në mungesë nga gjykata fashiste. Në Mars 1943, në konferencën e parë të Partisë Komuniste u zgjodh si Sekretar i përgjithshëm i Partisë. Këtë funkson e mbajti deri në vdekje.

Gjatë vitit 1980 u diagnostikua me sëmundjen e diabetit dhe në 1983 pëson një ishemi cerebrale, e cila ju përsërit në vitin 1984. Më 11 Prill 1985 ndërron jetë në Tiranë. Në vitin 1990, me rënien e regjimit diktatorial që ai instaloi, çdo embleme dhe simbol i tij u shkatërrua plotësisht, dhe u cilësua si diktatori.

 

Aktivitetet politike

Kryeministër i Shqipërisë me mandat nga 22 tetori i vitit 1944 gjer më 10 janar të vitit 1946 si pjesë e kabinetit të parë komunist.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 22 marsi i vitit 1946 gjer më 30 qershor të vitit 1950.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 5 korriku i vitit 1950 gjer më 23 korrik të vitit 1953.

Ministrave i Jashtëm i Shqipërisë me mandat nga 5 shtatori i vitit 1950 gjer më 23 shtator të vitit 1953.

Kryetar i Këshillit të Ministrave me mandat nga 23 korriku i vitit 1953 gjer më 19 korrik të vitit 1954.

 

Kundërshtarët politik

Posa mori pushtetin, Enver Hoxha u përqëndrua në një politikë të edukimit të popullatës por duke mos lejuar asnjë veprim sado qoftë të vogël opozitarë.

 

Poltika religjioze

Gjat ë kohë kur ishte të Enver Hoxha në pushtet (në kohën e Partisë së Punës) të gjitha objektet fetare (xhami,kisha,manastire,teqe)u ndaluan për përdorim ku shumica e këtyre objekteve që ishin madhore u shndërruanë në objekte kulturore. Me ndalimin e përdorimit të objekteve fetare lideri Enver Hoxha ndaloi edhe përdorimin e religjionit si të tillë gjer në atë shkallë sa ndaloi dhe përdorimin e emrave fetarë për emërtimin e fëmijëve.

Ky qëndrim shkaktoi kokçarje dhe protest literal nga ana e udhëheqësve fetarë të të gjëja besimeve fetare në Shqipëri të cilin qëndrim ata e pësuan me burgime të gjata.

 

Veprat

1. Kur lindi Partia
2. Kur u hodhën themelet e Shqipërisë së re
3. Me Stalinin
4. Për shokët e mi pionierë
5. Vite të rinisë
6. Vite të vegjëlisë

 

Referencat e shfrytëzura

http://www.enver-hoxha.net

http://www.dictatorofthemonth.com/Hoxha/Aug2001HoxhaEN.htm

http://web.ukonline.co.uk/shqip/HISTORY/enver_hoxha_shqiperia__albanian_dictator.html

http://www.enverhoxha.info/

http://www.moreorless.au.com/killers/hoxha.html

http://www.oneparty.co.uk/compass/compass/com13605.html

http://en.wikipedia.org/wiki/Enver_Hoxha

http://www.marxists.org/glossary/people/h/o.htm#hoxha-enver

http://www.encyclopedia.com/html/H/Hoxha-E1n.asp

http://enverhoxha.blogspot.com/

http://en.wikipedia.org/wiki/Enver_Hoxha

http://albanianmusics.blogspot.com/2007/01/enver-hoxha.html

http://bs.wikipedia.org/wiki/Enver_Hoxha

http://www.rootsweb.com/~albwgw/history.html

 

Prishtinë, 28 nëntor 2007

by FLOART-PRESS @ 9:37 MD