klieshe

LNÇ (PKSH)

 

Kur lindi Partia

Kujtimet e veta Enver Hoxha për ditët që paraprinë krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe kohën pas krijimit të saj, i ka pasqyruar shumë mirë në librin e tij "Kur lindi Partia". Me këtë rast, pos fillimit të publikimit të këtij libri, këtu po japim vetëm hyrjen e tij, duke e krahasuar me situatën në të cilën jetojmë sot. Nga kjo hyrje shohim se për të bërë diç të madhe duhet të jesh i vetëdishëm për situatën në të cilën jeton, por edhe duhet të kesh vendosmërinë për të vepruar. Përmes kësaj Ai na i sjell të gjallë ato ditë kur populli shqiptar në Shqipëri kërkonte me ngulm armë nga i vetëquajturi mbret i tij, nga satrapi Zog, por i gatshëm të vdiste për Atdheun e tij, në kohën kur mbreti merrej me sigurimin e rrugës për të ikur nga vëndi.

Kur këtë situatë të para 68 vitesh e krahasojmë me ditët e sotme ku po kalon Kosova do gjejmë shumë ngjashmëri. Një armik i përbetuar i kombit tonë, i armatosur me mjetet më moderne të luftës, iu është ofruar kufinjve tanë verior dhe po e rrezikon seriozisht qenien e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në trojet e veta. Në anën tjetër partitë tona politike, (sa trishtim - po na zihet fryma nga këto parti politike), vrapojnë të garojnë pikërisht në këtë situatë se kush të zë vëndin e tjetrit, se kush të zë një karrige në pushtet, se kush e të zë një vënd që do i sjell pasurim, pa çarë kokën për popullin në skajshmëri të varfërisë, pa çarë kokën për fatin e Kosovës, pa çarë kokën se çfarë mund t'i ndodhë këtij populli në ditët që do pasojnë. Ata ngarendin se kush të zë vënd i pari në aeroplan për të qenë "hisenik" si thonë shqiptarët kosovarë, në ripushtimin e Kosovës. Kështu patën vepruar ca kuislingë shqiptarë me në krye Fadil Hoxhën, Ali Shukriun, Xhevdet Hamzën etj. pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kështu vepron sërish paria shqiptare në Kosovë edhe 62 vjet më vonë, tetë vite pas përfundimit të luftës së përgjakshme e të lavdishme të UÇK-së.

Por, si duhet të sillemi dhe çfarë duhet të veprojmë si komb në këso situate kur një pjesë e Atdheut tonë gjendet në rrezik, Kosova martire, atëherë të shohim se çfarë shkruan Enver Hoxha pikërisht për ditët në prag të pushtimit të Shqipërisë nga fashistët italianë. Ndoshta do të mund të nxjerrim ndonjë mësim në këtë katrahurë ku e kanë sjellur Kosovën të huajt me ndihmën e veglave të tyre pushtetmbajtëse në Koasovë.

Tarasi
8 nëntor 2007