klieshe

 

Arkivi - Shkrime PRO

 

Të dashur e të nderuar lexues

Në rubrikat PRO dhe KONTRA është menduar të botojmë shkrime të ndryshme por të argumentuara me faktografi, si ato dokumentare, arkivore, përmes faksimileve, fotografive, etj. Fillimisht do publikojmë letrat e disa lexuesve që përshëndesin iniciativën e faqes së internetit kushtuar jetës dhe veprës së Enver Hoxhës, derisa njërën prej tyre do e publikojmë në tërësi si shkrimin e parë. Fjala është për shkrimin e ardhur nga fshati Kastrat i Besianës, Kosovë, shkruar nga Seisrahokas (pseudonim).
Shkrimet e ndryshme që do i vijnë redaksisë ne do i publikojmë sipas dëshirës së autorëve të tyre me emra origjinal apo me pseudonime.

Redaksia
28.10.2007

 

18.10.2007
emri: Lavdi
mbiemri: Enver Hoxhes
Përshendetje vëllezër!
Ju përgëzoj për faqen. Besoj se do ta pasuroni më tej. Desha të ju pyes se si mund t'ju ndihmoj. Kam këngë, video dhe fotografi. Disa mund t'i shikoni ketu:
http://www.youtube.com/verrini
Gjithe te mirat!
Verrini

 

19.10.2007
Te nderuar bashkatdhetarë
Me lejoni qe ne emrin tim, te familjes dhe shume te njohurve te ju sjell pershendetjet e urimet me te mira. Ju pergezoj per punen e mire atdhetare qe beni per informimin e bashkatdhetarve. Sado qe figura e shokut Enver Hoxha sot eshte me e sulmuara nga reaksioni i brenshem e i jashtem dhe shume te tjere te manipuluar e mashtruar prej tyre, pa e lexuar dhe studjuar veprat e krijimtarine e tij atdhetare e shkencore ne sherbim te interesave te atdheut e popullit, Enver Hoxha mbetet figura me e larte dhe me e nderuar ne historinë e kombit shqiptar...
Dritani
Bochum, 19.10.2007

 

20.10.2007
E përshendes nismen tuaj për këtë faqe. Është e domosdoshme.
Shëndet, suksese!
Agroni

 

20.10.2007
Pershendetje,
Blogu yne virtual pa censurë, kompilojë disa te dhëna që na i derguat lidhur me jetën dhe veprën e strategut të madh shqiptar, të ndjerit Enver Hoxha. Ato pak të dhëna biografike sot mund t'i gjeni në webin Floart-Press (www.bruqi.com)
Faleminderit per bashkëpunim.
Me respekt,
Mr.sci.Flori Bruqi, moderator

 

22.10.2007
Keshtu flasin e shkruajnë burrat e medhenj.
Atehere titistet thonin, siç e ka ceke edhe vete shoku Enver, se: "Shqiperia e Enver Hoxhes po na perzihet ne punet tona te brendshme". Ndersa pas 90-tave i keni degjuar ne vazhdimesi titistet e vjeter dhe te rinj duke thene se shqiptaret nga Shqiperia londineze as qe kishin ditur se ku i bjen Kosova dhe viset tjera te okupuara nga sllavet, ndersa vete Enver Hoxha e ka shitur Kosoven dhe keto teritore.
Tani ju titiste, ciletdo qofshi, te rinje apo te vjeter, shifne veten ne pasqyre dhe tregoni se cilat deklarime i keni te "verteta".
Axhoku

 

23.10.2007
Përshëndetje
Ju përgëzoj për nismën e mbarë, të qëlluar dhe shumë të nevojshme (domosdoshme).
Nuk mendoj që duhet të bëheni cenzurues të hekurt, por shpresoj, që nuk do lejoni, që në këtë faqe të shkarravisin kodoshët, koktulët, pisat (që fatkeqësisht ka shumë) dhe të shajnë e fyejnë spiunët e të gjitha kohrave.
Me respekt
Dyzi
Cyrih, 23 tetor 2007

 

26.10.2007
Pershendetje
Ju falenderoi per informimin e juaj te regullt reth ndryshimeve te ueb-faqes.
çdo te mir,
Gzimi

 

27.10.2007
Ju pershendes ne punen qe keni filluar. Eshte duhur nje faqe e internetit kesisoji edhe me heret, por me mire vone se kurre.
Vepra dhe puna e Enver Hoxhes duhet te jete prezente. Le ta vlersojnë se kush sipas parimeve te tij. Koha do ta tregoje te verteten.  Eshte periudhe e shkrurter per ta vlersuar punen e tij të gjate me se 45 vjeçare.
Edhe nje here ju pershendes,
Hysniu

 

27.10.2007
Të nderuar shokë të redaksisë
Pos përshëndetjes dhe përgëzimin për iniciativën tuaj të guximshme dhe të domosdoshme për studime historike të një epoke jo fort të largët, do ju kisha sugjeruar për një korigjim .....
Gëzuar dhe punë të mbarë
Syrigana

 

28.10.2007
Vëllezër e motra të idealeve tona revolucionare!
Web-faqen tuaj e mora, qenka e mrekullueshme si vetë vepra e Gjeniut Enver!
Ju uroj suksese në rrugën tonë të ndritur!
Juaji Uragani

 

28.10.2007
E nderuara redaksi e ueb faqes enver-hoxha.com me lejoni që të ju përshëndes dhe njëkohësisht të uroj të gjitha të mirat nga Qyteti i Vushtrrisë-Kosovë.
Faqja juaj më ka lënë përshtypje të mira, pasi vë në pah figurën e Enver Hoxhës, poashtu nëpërmjet imazheve dhe fakteve të shumta, tregon për biografinë dhe veprimtarinë e tij..
Me respekt të veçantë:
Dini
Vushtrri-Kosovë