klieshe

 

Arkivi - Faqja kryesore

 

Të dashur lexues

Pas një kohe relativisht të gjatë, do të vazhdojmë më tutje në pasurimin e kësaj faqeje të internetit kushtuar jetës dhe veprës së shokut Enver Hoxha, njërës nga figurat më të mëdha të kombit.

Kjo koincidon me ditëlindjen e 106 të xhaxhi Enverit, andaj le të jetë kjo si një dhuratë modeste për ditëlindjen e Tij.

Fillimisht po publikojmë një broshurë të shokut Enver të cilën Ai ia ka kushtuar familjes së vëllezërve Kozma dhe Gogo Nushi.

Ju urojmë lexim të këndshëm

Redaksia

 

baraka e nushajve

 

 

* * * *
* * *

 

Ndahet nga jeta kreu i PKSH-së,
Hysni Milloshi

Mërkurë, Prill 25. prill 2012

Hysni Milloshi
Hysni Milloshi

 

Është ndarë nga jeta në moshën 71- vjeçare kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Hysni Milloshi. Milloshi ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në ambjentet e Senatoriumit këtu në kryeqytet.
Mësohet se Milloshi vuante nga sëmundja e Fibrozës Polmonare.

Hysni Milloshi ka qenë mjaft aktiv vitet e fundit, edhe në jetën politike, ku në zgjedhjet e fundit vendore ai kandidoi për kryetarë Bashkinë në Tiranë, përballë kandidatit të PD-së, Lulzim Basha, dhe kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Së fundi, Hysni Milloshi ka botuar dhe një libër dedikuar Enver Hoxhës.

 

 

* * * *
* * *

 

16 Tetor 2010

Ditëlindja

 


VEÇ DITËLINDJE KA PËR ENVER HOXHËN

Prandaj, 16 Tetori, ditëlindja e shokut Enver Hoxha, është e do të mbetet një nga datat më të mëdha e më të shënuara në kalendarin e historisë sonë të lavdishme kombëtare.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së pavdekshme të udhëheqësit legjendar të popullit shqiptar, shokut Enver Hoxha!

 

* * * *
* * *

 

Veç ditëlindje ka për Enver Hoxhën !

 

foto

 

Të dashur lexues

Për shkaqe teknike kemi ngelur qe disa javë pa aktualizimin e faqes sonë. Aq më tepër, erdhi edhe ditëlindja e viganit të revolucioneve - shokut Enver Hoxha, dhe ne mezi arritëm të tejkalojmë pengesat teknike.
Ju bëjmë me dije se, armiq të socializmit dhe komunizmit, e njëkohësisht të figurës së Enver Hoxhës, kanë tentuar të godasin faqen tonë, duke na shkaktuar ca dëme në serverin e administratotit të faqes, të cilat ne, me një përkushtim arritëm t'i reparojmë dhe njëkohësisht të vazhdojmë me pasurimin e kësaj faqe të lexuar nga shumë lexues në të katër anët e rruzullit tokësor.
Prandaj edhe urimi ynë për ditëlindjen e Enver Hoxhës vjen me një vonesë të shkurtër, për çfarë ne ju kërkojmë ndjesë.
Ne gjithmonë kemi thënë, themi dhe tani, e do të themi edhe në të ardhmen se, për Enver Hoxhën ka vetëm ditëlindje! Sepse Ai dhe vepra e tij që na ka lënë trashëgim rron e do të rrojë sa të rrojë njerëzimi dhe shfrytëzimi i njeriut nga njeriu, sa të ketë shtypës dhe të shtypur, sa të ketë shfrytëzues dhe të shfrytëzuar. I shtypuri dhe i shfrytëzuari do të gjejë gjithmonë tek vepra e Enver Hoxhës armën e tij të sigurtë për t'u çliruar nga shtypja e shfrytëzimi, për t'u çliruar nga skllavëria e shtypjes kapitaliste.

Urime pra, ditëlindja e të madhit shokut Enver Hoxha!

 

 

* * * *
* * *

14.09.2011

Të dashur lexues

Po fillojmë publikimin e Vëllimit të 8-të, të fundit të Dokumentave Kryesore të PPSH-së, duke përfunduar kështu edhe me zotimin e dhënë për publikimin e këtyre materialeve tejet të rëndësishme në prag të ditëlindjes së 103 të shokut Enver Hoxha, duke kontribuuar kësisoji në ndriçimin e periudhës së lavdishme gjysmëshekullore të pushtetit popullor në Shqipërinë e epokës së prijësit tonë kombëtar Enver Hoxhës.

Dokumenta kryesore 8

Le të jetë kjo një dhuratë për ju, lexues të nderuar, me rastin e 103-vjetorit të ditëlindjes së të pavdekshmit Enver Hoxha.

Ju urojmë lexim të këndshëm.

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

28.08.2011

Të dashur lexues

Ashtu siç ju kemi premtuar, ne vazhduam me publikimin e Ditarit të shokut Enver Hoxha dhe të Dokumentave kryesore të PPSH. Nga ditari po fillojmë publikimin e Vëllimit të 9-të dhe të fundit, për të vazhduar më tej me publikimin edhe të katër vëllimeve tjera të Dokumentave kryesore të PPSH-së.

Ditar 9

Redaksia është e përkushtuar që këto publikime t'i bëjmë si dhuratë për ditëlindjen e ardhshme të shokut Enver Hoxha më 16 Tetor 2011.

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

 

07.05.2011

Të dashur lexues

Siç keni mundur të vëreni, ne veç kemi filluar kompletimin e faqes sonë të internetit kushtuar njërës nga figurat më të ndritura të kombit tonë dhe lëvizjes komuniste botërore, shokut Enver Hoxha.

Në navigacionin majtas kemi filluar aktivizimin e rubrikave dhe së shpejti do i plotësojmë secilën veç e veç. Të gjitha këto të nxjerra nga 70 veprat dhe ditarët e shokut Enver.

Dokumenta kryesore të PPSHDokumenta kryesore 2Dokumenta 3Dokumenta 4Dokumenta 5Dokumenta kryesore 6Dokumenta kryesore 7

Njëkohësisht po fillojmë edhe me publikimin e 8 vëllimeve të Dokumentave kryesore të PPSH-së.

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

25.04.2011

Të dashur lexues

Nga sot po fillojmë me publikimin e Ditarit politik të shokut Enver Hoxha, ditar i cili është i përfshirë në nëntë vëllime.

Ditar 1Ditar 2Ditar 3Ditar 4Ditar 5Ditar 6Ditar 7Ditar 8Ditar 9

Pas Ditarit ne do të vazhdojmë edhe më tutje me publikimin e veprave të tjera të rëndësishme, të cilat do të na ndihmojnë akoma më shumë në zbardhjendhe publikimin e historisë së pushtetit popullor të diktaturës së proletariatit në Shqipëri për gati gjysmë shekulli.

Redaksia

* * * *
* * *

 

11.04.1985 - 11.04.2011

Me rastin e 11 prillit, përvjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, po publikojmë faqen e parë të gazetës "Zëri i popullit", e datës 12 prill 1985, ku njoftohej me dhimbje të thellë vdekja e udhëheqësit dhe prijësit të denjë të kombit e të Shqipërisë Socialiste, ideologut dhe komunistit të paepur internacionalist, Enver Hoxha.

Njoftimi i Zërit të popullit
Faksimil i gazetës "Zëri i popullit" i datës 12 prill 1985, ku njoftohej për vdekjen
e udhëheqësit, ideologut dhe arkitektit të Shqipërisë Socialiste,
shokut ENVER HOXHA

 

* * * *
* * *

 

08.04.2011

Ditar 13

 

Të dashur lexues

Siç u zotuam muajin e kaluar, po fillojmë të publikojmë edhe Ditarin 13 për çështje ndërkombëtare të shokut Enver Hoxha, të fundit të kësaj fushe. Me këtë ne po i përmbushim zotimet tona dhe së shpejti do të vazhdojmë me aktivizimin e navigacionit në anën e majtë, pjesë e cila varej shumë nga publikimi i Veprave të shokut Enver.

Gjatë aktivizimit të navigacionit në anën e majtë, ne do të vazhdojmë edhe me publikimin e librave dhe botimeve tjera që kanë të bëjnë me Enver Hoxhën, jetën dhe veprën e Tij tejet të frytshme. Do të publikojmë sidomos edhe Ditarin e Tij politik në nëntë pjesë, pastaj "Dokumente kryesore të Partisë së Punës së Shqipërisë" në tetë vëllime. Kësisoji do të përfitojnë të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi dhe çasje në shkrimet e shokut Enver Hoxha dhe vendimet jetike të asaj perudhe, e sidomos gjeneratat e reja, të cilët këtë figurë të madhe të kombit tonë dhe jetën e atyre viteve as nuk e njohin fare, pos nga artikujt tendenciozë të gazetave bulevardeske të regjimit të renegatit Salih Berisha.

Pos publikimeve ne do vazhdojmë edhe me emisione dokumentare, muzikore, drama e filma shqiptarë, të krijuar gjatë periudhës së lavdishme të pushtetit popullor nën udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë me në krye shokun Enver Hoxha.

 

Ju urojmë lexim e studim të këndshëm

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

07.03.2011

Vepra 70
Vepra 70

 

Të dashur lexues

Ashtu siç ju kemi premtuar, kemi mbaruar me skenimin e 70 veprave të shokut Enver Hoxha. Me këtë rast po publikojmë Veprën 70, të fundit në vazhdën e botimeve të veprave të Tij deri në vitin 1990.

Tani na ngelet që të gjurmojmë dhe sigurojmë edhe fatin e veprave të shokut Enver Hoxha të mbetura pa u botuar.

Jemi duke u përpjekur që deri më 11 prill të këtij viti, përvjetorin e ndarjes fizike të shokut Enver Hoxha, të përfundojmë me skenimin dhe publikimin e Ditarit për çështje ndërkombëtare, ditar i cili ka qenë i dedikuar për përdorim të brendshëm, ndërsa ne po ua bëjmë të mundur edhe spektrit të gjerë të lexuesve që të ketë çasje në këto shkrime të një rëndësie të veçantë.


Redaksia

* * * *
* * *

11.11.2010

Të dashur lexues

Me rastin përvjetorit të Revolucionit Socialist të Tetorit më 1917, po fillojmë të publikojmë krahas veprave edhe Ditarin e shokut Enver Hoxha për çështje ndërkombëtare. Ky ditar ka shumë vëllime dhe meqë ne e kemi futur në dorë kompletin do ta bëjmë publike për auditorin e gjerë të lexuesve dhe studjuesve.

Ju urojmë lexim të këndshëm

Redaksia

 

Ditar1Ditar2Ditar 3Ditar 4
Ditar 5
Ditar 6Ditar 7Ditar 8
Ditar 9Ditar 10Ditar 11Ditar 12
Ditar 13Ditar 14

 

 

* * * *
* * *

 

Ditëlindjet e Enverit

Emision dokumentar kushtuar ditëlindjeve të xhaxhi Enverit

 

* * * *
* * *

 

 

Titistët

 

 

* * * *
* * *

 

01.12.2010

Të dashur lexues

Me rastin e 190 vjetorit të lindjes së Fridrich Engelsit po fillojmë publikimin e veprës së tij të njohur "Dialektika e natyrës".

Ju urojmë lexim të këndshëm

Redaksia

Dialektika e natyrës

 

* * * *
* * *

 

08.07.2010

Marrë nga një faqe tjetër e internetit kushtuar Enver Hoxhës, për publikimin e së cilës kemi marrë miratimin e drejtpërdrejtë të administratorit të asaj faqeje. Mund të klikoni mbi foto ose të shkoni në rubrikën e librave.


Djetë vite
10 vjetori i PPSH-së

 

* * * *
* * *

 

Jeta dhe vepra
Jeta dhe vepra e Enver Hoxhës

 

* * * *
* * *

 

Gju me gju me popullin

 

* * * *
* * *

 

 

21.04.2010

Me rastin e 140 vjetorit të lindjes së udhëheqësit të Revolucionit të Tetorit 1917, V. I. Leninit, po publikojmë "Vepra të zgjedhura I", vepër të cilën mund ta gjeni në rubrikën "librat".

Lenini
V. I. Lenin 22 prill 1870 - 21 janar 1924

 

* * * *
* * *

 

17.04.2010

 

11.04.2010, Ferizaj

Në Ferizaj, nën organizimin e "Frontit për mbrojtjen dhe kultivimin e rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha", është organizuar marshi përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të ndarjes fizike nga burrështetetasi i Shqipërisë Socialiste. Më poshtë po japim faksimilin e gazetës "Epoka e re" e datës 12 prill 2010, e cila sjell kronikën lidhur me këtë aktivitet në Ferizaj kushtuar jetës dhe veprës së Shokut Enver Hoxha.

25 vjetori
Faksimil i gazetës "Epoka e re", 12 prill 2010

 

* * * *
* * *

17.04.2010

Të dashur lexues besnikë

Ka kaluar gati një muaj që në faqen tuaj kushtuar figurës më madhështore të kombit, Enver Hoxhës, nuk kemi bërë ndonjë aktualizim. Kjo për arsye se volumi i këtij projekti po zgjerohet dita ditës dhe për shkak të vendit të kufizuar të faqes sonë, jemi detyruar t'ia ndërrojmë vendin, për të pasur mundësi më të mëdha të publikimeve. Tani vendi i ri i faqes sonë ka hapësirë të mjaftueshme jo vetëm për planet tona të publikimit të të gjitha veprave dhe librave që ka shkruar Enver Hoxha, por edhe libra e vepra të tjera që janë të lidhura me periudhën e lavdishme të pushtetit popullor në Shqipëri për gjysmë shekulli me radhë. Pastaj, tani i kemi mundësitë më të mëdha për shkarkimin e filmave dhe dramave shqipe të cilat i kemi në datotekën tonë, e që janë mbi 170 sosh. Pos kësaj do bëjmë edhe shkarkimin e shumë emisioneve dokumentare e muzikore si dhe këngë e valle shqipe në audio.

Redaksia

 

* * * *
* * *

 

08.11.2009

Të dashur e të respektuar lexues

Me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Shqipërisë, duke publikuar veprat e Enver Hoxhës, po fillojmë edhe nxjerrjen e shkrimeve nga veprat e Enver Hoxhës që kanë të bëjnë për Kosovën, Jugosllavinë dhe luftën e pandërprerë të Enver Hoxhës kundër regjimit titist të Beogradit. Çdo shkrim që ka të bëjë me Jugosllavinë dhe Titon, në mënyrë direkte dhe indirekte ka të bëjë me Kosovën dhe viset shqiptare të pushtuar nga Jugosllavia. Nga këto shkrime ne mund të shohim se sa ka qenë preokupimi i Enver Hoxhës për pjesën e pushtuar të Atdheut, Kosovën dhe të gjitha viset shqiptare nën pushtimin jugosllav dhe popullin shqiptar të pushtuar.

Këto shkrime ne do i përfshijmë të mbledhuar bashkë në formatin pdf dhe të bashkërenditura sipas veprave. Pra, shkrimet e një vëllimi do i fusim të bashkangjitura në një dokument të vetëm.

Këto shkrime do i gjeni në rubrikën "Enver Hoxha për Kosovën".

Redaksia

* * * *
* * *

 

101 vjetori

16 TETORI, kjo ditë e bekuar e cila i bashkon të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e revolucionarë anë e kënd rruzullit tokësor me të njëjtin gëzim, me të njëjtat dëshira, të njëjtat urime:

RROFTË SA MALET VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!

Edhe pse sot ka shumë shqiptarë të mashtruar nga një propagandë e egër fashiste kundër figurës së Enver Hoxhës, megjithate, sapo dëgjojnë një këngë të epokës së Enver Hoxhës, disi u çelet fytyra. Edhe pse të gënjyer, ata megjithate shtojnë: Eh, ajo kohë! Ishte seç na ishte!

Sot, o bac Enveri, siç të thërrasin shqiptarët e Kosovës, ose xhaxhi Enveri, siç të thërrasin shqiptarët në Shqipërinë Amë, Ti mbush 101 vite! 1000 të tjera t'u shtofshin dhe vepra jote kurrë mos u shoftë!

Kujtimi dhe nderimi për Ty, bac e xhaxhi Enver, sa vie e rritet. Sikur ta shihje sallën e Kuqe në Prishtinën e Kuqe, atje ku shqiptarët të mbajnë në gji ngrohtësisht, siç i deshe e mbajte në gji edhe Ti, na kujtoi ditët kur lirshëm në Tiranë e fshehurazi në Prishtinë festonim ditëlindjet e Tuaja, o i shtrenjti Enver!

Tani kanë ardhur kohëra të tjera me shumë re të zeza mbi kokat tona. S'ishte gjë satrapi Zog në krahasim me satrapin Sali Berisha. Ate edhe në gjumë e frikëson emri Yt, prandaj çirrej para ekranit duke ftuar shqiptarët, siç bënte dhe Hashim Thaqi në Prishtinë, për të sabotuar festimin e ditëlindjes Sate të 100-të. Por, populli trim i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare akoma të pa çliruara, nuk deshi të dëgjonte këto krrakatje të Salës dhe Hashimit me kompani dhe manifestimi për ditëlindjen Tënde të 100-të ishte madhështor.

Edhe sot, gjithandej shqiptarët po festojnë ditëlindjen Tënde të 101, duke uruar që të vijnë dhe 1000 të tjera e kujtimi e nderimi për Ty të mos shuhet kurrë! Prandaj nga zemra thërrasim

RROFTË JETA DHE VEPRA E PAVDEKSHME E ENVER HOXHËS!

Redaksia e faqes së internetit që ta kemi kushtuar Ty, bac e xhaxhi Enver, është zotuar se do publikojë të gjitha shkrimet e Tua dhe ato që kanë të bëjnë me Ty dhe epokën Tënde të paharruar. Këto ditë, menjëherë pas 16 Tetorit, ne do të fillojmë publikimin e veprave Tua, të 70 veprat e pavdekshme. Një pyetje do kishim për ty o bac e xhaxhi Enver: Sa ke fjetur gjanëm në jetën Tënde? Si munde të shkruash kaq shumë vepra, se këta politikuajt e sodit s'po ia bëjnë çap dot?

Redaksia e faqes së internetit kushtuar jetës dhe veprës së Enver Hoxhës, ua uron nga zemra ditëlindjen e 101-të të figurës më të shtrenjtë të kombit Enver Hoxha!

Lavdi jetës dhe veprës së pavdekshme të Enver Hoxhës!

Redaksia e faqes së internetit: www.enver-hoxha.net


* * * *
* * *

 

Akademi Politike - Enver Hoxha për Kosovën

 

* * * *
* * *

 

 

 

Të dashur e të nderuar lexues

Ashtu siç ju kemi premtuar, ne veç kemi filluar me publikimin e veprave të Enver Hoxhës. Në faqen kryesore, sikur kemi praktikuar edhe me publikim e librave do bëjmë edhe me 70 veprat e Enver Hoxhës.

Duke shfletuar këto vepra do shihni se sa e egër dhe e pabazë bëhet fushata kundër kësaj figure të shquar të kombit tonë. Veprat flasin vetë dhe s'kemi çfarë t'u shtojmë.

Ju dëshirojmë lexim të këndshëm.

Redaksia

* * * *
* * *

 

Bac u kry

 

 

 

MARSHI STUDENTOR

"TË GJITHË NË MBROJTJE TË PAVARËSISË SË KOSOVËS"

10 dhjetor 2007

 

* * * *
* * *

 

 

GËZUAR FESTAT E MËDHA TË NËNTORIT

Redaksia e faqes www.enver-hoxha.net ua uron përzemërsisht të gjithë shqiptarëve në Shqipëri,

Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të Zi, Çamëri dhe anë e kënd ruzullit tokësor kudo ku

jetojnë e punojnë shqiptarët, festat e mëdha të NËNTORIT, duke u dëshiruar që nëntorët e

ardhshëm të bëhen realizues të aspiratave shekullore, bashkimi i trojeve shqiptare dhe kombit

tonë në një SHQIPËRI TË BASHKUAR!

 

RROFTË NËNTORI, MUAJI I ASPIRATAVE TONA SHEKULLORE!


RROFTË POPULLI SHQIPTAR!


RROFTË BASHKIMI YNË KOMBËTAR!

 

 

* * * *
* * *

 

Njoftim

Të nderuar lexues

Ju njoftojmë se FLOART-PRESS në Prishtinë, e cila mbanë faqen e internetit www.bruqi.com, për të cilën veç ju kemi njoftuar më heret, iu ka bashkangjitur iniciativës sonë për ndriqimin e jetës dhe veprës së Enver Hoxhës. Kështuqë në këtë faqe të internetit ju do të gjeni gati të gjitha materialet e faqes sonë, e njëkohësisht edhe shkrime tjera që kanë të bëjnë me emrin e Enver Hoxhës.
Më poshtë po japim apelin që ka bërë kjo faqe e internetit, duke përsëritur një pjesë të shkrimit të faqes sonë mbi iniciativën e debatit publik për dhe rreth figurës së Enver Hoxhës.
Njëkohësisht ju bëjmë me dije se në faqen www.bruqi.com ju do keni mundësi të lexoni lidhur me temat të ndryshme, si ato politike, historike, kulturore dhe problemeve të ndryshme të së përditshmes sonë. Aty do gjeni edhe punime të ndryshme letrare të autorëve të ndryshëm, si dhe opinione për probleme nga më të ndryshmet.

Redaksia
5.11.2007

* * * *
* * *

Apel lexuesve

Të dashur dhe nderuar lexues të faqes sonë

Me këtë faqe të internetit, siç ju kemi premtuar, do të përpiqemi të zbardhim çdo gjë që ka të bëjë me jetën dhe veprën e Enver Hoxhës, si përmes shkrimeve, librave e veprave të botuara, inçizimeve filmike, audioinçizimeve, këngëve, fotografive, kujtimeve etj. Në këtë punë voluminoze ne si redaksi e vogël kemi nevojë për ndihmën tuaj të gjithëmbarshme, si për shkrime shkencore, për kujtimet e atyre që kanë pasur fatin ta takojnë Enver Hoxhën, e sidomos për skenimin e librave dhe veprave të ndryshme të Enver Hoxhës dhe për Enver Hoxhën, për fotografi të ndryshme, inçizime filmike dhe auditive, mbledhjen e poezive dhe publikimeve të ndryshme kushtuar Enver Hoxhës, por edhe për heronjtë dhe dëshmorët e kombit, vepra të artit, piktura, skulptura, fotografi të viseve dhe vendeve të ndryshme shqiptare, sidomos të së kaluarës, të epokës së Enver Hoxhës por edhe të ditëve të sotme.

Një interes të veçantë kemi për publikimet, shkrimet dhe kujtimet e atyre që deri dje e lavdëruan dhe ngritën në qiell Enver Hoxhën, ndërsa sot përpiqen të hedhin baltë mbi figurën e njërës nga personalitetet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, siç është ta zëm shkrimtari Ismail Kadare, shkrimin e të cilit e botuam të parin në vazhdën e publikimeve të tilla.

Faqja jonë është në punim e sipër, ndërsa së shpejti ju do keni mundësi të gjeni materiale të ndryshme, shkrime, libra, vepra, fotografi, inçizime filmike, këngë etj. Në dispozicion kemi disa qindra këngë, dhjetra iniçizime filmike dhe auditive, një mori librash e veprash, shkrime dhe publikime. Së shpejti faqja jonë do kompletohet për të vazhduar me pasurimin e mëtutjeshëm të saj.

Janë me qindra lexues që në ditët e para të hapjes së kësaj faqeje të internetit, ndërsa në postën tonë kanë arritur me dhjetra e-maila, përmes të cilëve lexuesit na urojnë për këtë inisiativë, letra të të cilat ne në ndërkohë do të fillojmë t'i publikojmë, natyrisht të shkurtuara, për të mos e ngarkuar faqen.

Ka prej tyre, siç është ta zëmë Vërrini, Flori, Agimi, Shpati, etj. që na kanë ofruar ndihmë në pasurimin e kësaj faqeje. Ka prej tyre që na i tërheqin vërejtjen për gabimet e lëshuara gjuhësore apo gramatikore. Ne jemi të hapur për vërejtje, sugjerime, kritika, kuptohet nëse ato janë me qëllime të mira dhe konstruktive. Prandaj, ju ftojmë, të dashur e të nderuar lexues e lexuese, që të na shkruani dhe shprehni mendimet tuaja.

Qëllimi i faqes sonë është që të zbardhim sa më shumë nga jeta dhe vepra e pavdekshme e shokut Enver Hoxha. Por, këtë mund ta arrijmë vetëm në bashkëpunim me ju, të dashur e të nderuar lexues.

Është për t'u përshëndetur iniciativa e faqes së internetit www.bruqi.com e cila me vetiniciativë është duke publikuar materiale të publikuara në faqen tonë. Prandaj, edhe ju të dashur e të nderuar lexues, mund të kontribuoni në përhapjen e kësaj adrese tek të afërmit, miqtë, shokët dhe të njohurit tuaj. Materialet në faqen tonë janë në dispozicionin tuaj për kopjim dhe shpërndarje. Prandaj, mos nguroni, por regjistroni materialet dhe shpërndajuani të tjerëve. Opinioni i gjerë do të gjykojë dhe vlerësojë vetë pastaj.

Redaksia
26.10.2007